20:51 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Reagon Messi: Ky është një turp

Barcelona dështoi të fitoj në ndeshjen e tretë radhazi në La Liga.

Katalonasit barazuan 1-1 kundër Athletic Bilbaos në ndeshjen e xhiros së shtatë, shkruan indeksonline.

Pas ndeshjes ka reaguar Messi i cili e ka quajtur katastrofave gjendjen e klubit.

“Ne ishim duke humbur 0-1 dhe gjërat u bënë të komplikuara shumë, pastaj ne vazhduam duke u përpjekur dhe mendoj se kishim shumë situata. Ne mund të ishim fituar, është një turp … por kjo është vetëm fillimi”, ka thënë Messi.

“Ne duhet të bëhemi më të fortë në mbrojtje, ne nuk mund të marrim gola për çdo lojë . Ne kemi ardhur nga një vit shumë i vështirë”, tha ylli argjentinas, i cili ishte i bindur se skuadra do të japë më të mirën në lojërat e ardhshme. /IndeksOnline/