23:35 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / indeksADMonline

Reagon Ministrja e Jashtme: Nuk e kam ndërmend të ndalem

Shkrimi dhe lajmi në Grupin Koha për kinse “gradimet e paligjshme” janë raportim tendencioz dhe shpifës. Artikulli dhe storia televizive shpërfaqin njëanshmëri totale dhe janë qëllimshëm të pasakta, duke tentuar njollosjen e MPJD-së dhe shërbimin e jashtëm të Kosovës.

Vendimi i gradimit të përmendur është marrë duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin e Jashtëm, sipas propozimit të Komisionit për Grada dhe Disiplinë, i cili rekomandon vetëm njëherë për gradë të njejtë, dhe jo dy apo tre herë siç është aluduar në artikull. Vendimet e mia, janë kryekëput të bazuara tek hierarkia e institucionit dhe të rekomanduara me procedura të rregullta, legjitime dhe ligjore, dhe kështu do të vazhdoj çdo detyrim e angazhim institucional timin.

Nuk është hera e parë, që shpifet për mua nga agjenda të tilla politike. Në emër të respektimit të fjalës së lirë, nuk kam marrë veprime ligjore, por në rastin konkret do ta konsiderojmë një të tillë, meqë nuk bëhet fjalë për vetën e parë, por për pjesëtarë të dinjitetshëm të Shërbimit të Jashtëm të Kosovës, që janë në MPJD mbi një dekadë dhe që përfaqësojnë shtetin tonë në misionet me rëndësi strategjike për vendin. Diplomacia e Kosovës do të mbrohet dhe respektohet me ligj dhe Kushtetutë, dhe se presioni politik medial nuk do të ketë sukses në pengimin e rikthimit të ligjshmërisë në MPJD, si dhe marrjen e vendimeve në interes të shërbimit të jashtëm dhe interesit strategjik të Kosovës.

Njoftoj Grupin Koha që nuk planifikoj të ndalem në këtë mision.

Meliza