21:59 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Reagon mjeku i QKUK-së që u suspendua: Kam kryer tri raste të rënda gjatë kujdestarisë!

Indeksonline ka raportuar sot se specialisti i Urologjisë, Fahredin Veselaj është larguar përkohësisht nga puna, pasi i njëjti nuk ishte gjetur në vendin e punës. Me këtë rast, ai është suspenduar për gjashtë muaj.

Por lidhur me këtë ka reaguar ashpër vet urologu, Veselaj. Ai ka akuzuar përmes një shkrimi  zyren për informim të QKUK-së  që ka shpërndarë njoftimin tek mediat elektronike meqenëse ai s’ka pranuar  konfirmimin për një gjë të tillë, shkruan Indeksonline.

“Lajmi i Zi është lajm!”, është shprehur ai.

Më tej, Veselaj ka shtuar se dikujt po i pengon puna e Urologëve në QKUK. Ai tregon gjithashtu disa raste që i njëjti ka kryer gjatë kohës sa ka qenë kujdestar. Sipas tij, ka shpëtuar jetën e një të riu me thikë.

Megjithatë, ai shton se pacientëve të tij iu dëshiron shërim të shpejt! “…Edhe nesër do të jem shumë krenar që do ta prezentoj vendin tim në Forumin e Adriatikut për Urologji si ligjërues i ftuar”, ka shkruar ndër të tjerash ai.

Reagimi i plotë i Fahredin Veselajt, pa ndërhyrje:

Të nderuar Qytetarë të vendit!

Të nderuara media elektronike!

Të gjitha mediat elektronike sot po raportojnë për suspendimin e tim nga puna “për shkak të mos respektimit te orarit” me datën 11.09.2018.

Ende pa e marrur unë këtë vendim Zyra e Informimit të QKUK ua paska shpërndarë mediave elektronike.

Lajmi i Zi është lajm!

Per hirë të korektesisë ndaj pacienteve dhe të gjithë qytetareve po këtë ditë me 11.09.2018 ne Kliniken e Urologjise ne QKUK kam operuar 3 raste të renda dhe gjatë kujdestarisë kam shpëtuar jetën e një të riu të therur me thikë!

Kujt po i pengon puna e Urologëve në QKUK kur të gjitha rastet me sëmundje urologjike trajtohen në Klinikën e Urologjisë dhe nuk shpenzohen para nga taksapaguesit e vendit për trajtime të panevojshme jasht vendit?

A janë këto lajme në sherbim të ngritjes së nivelit të ofrimit të shëbimeve shëndetesore më të mira?

A duhet “shpërblyer” në këtë mënyrë specialistët që kryejn nga 4 e më shumë operime nga me të nderlikuarat dhe atë në kushte tejet të vështira la ta gjykojn qytetaret dhe njerzit e mendjës së shëndoshë?

“Toka sillet rreth Diellit” është e vërtetë!

Në fund ju them njerzë jemi dhe nuk mundemi me qenë perfekt por Unë jam shumë krenar për të gjitha ato operime që i kam kryer në kujdestarin e datës 11.09.2019 për të cilën datë më kanë suspenduar!

Pacientëve të mi shërim të shpejt!

Edhe nesër do të jem shumë krenar që do ta prezentoj vendin tim në Forumin e Adriatikut për Urologji si ligjërues i ftuar.

Në vazhdim u prezentoj me foto rastet si deshmi: Sinqerisht, Ass.dr. Fahredin Veselaj, PhD, urolog Sent from Yahoo Mail for iPhone./Indeksonline/