18:57 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Reagon OVL-UÇK e Dukagjinit pas arrestimit të Demaliajt: Urgjentisht të lirohet bashkëluftëtari ynë!

OVL-UÇK në Deçan kanë lëshuar një reagim të cilët shprehën të indinjuar me rastin e ndalimit dhe mbajtjes në paraburgim të deputetit, vëllait të Dëshmorit, eprorit të UÇK-së,  Shkumbin Demaliaj.

Me këtë rast, ata kanë kërkuar urgjentisht lirimin e bashkëluftëtarit, Shkumbin Demaliaj. Sipas tyre, Prokuroria  duhet që të kryejë detyrat e veta, në mbrojtje të ligjit, e të ndjek shkelësit e vërtetë, shkruan Indeksonline.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të OVL-UÇK-së:

Ne konsiderojmë se “drejtësia” po zhvillon standarde të dyfishta kundrejt Luftëtarëve,e në vend që të hetohet fajtori për publikimin kundër ligjor të të dhënave personale të veteranëve, me qëllim të denigrimit të Luftës Çlirimtare, e të kërkohet falje për këtë veprim antiligjor, ajo vazhdon të merret me Veteranët që u fyen rëndë e që normalisht reaguan emocionalisht, kur u prek lufta e tyre e shenjtë.

Ne kërkojmë urgjentisht lirimin e bashkluftëtarit tonë Shkumbin Demaliaj dhe kërkojmë nga Prokuroria që të kryejë detyrat e veta, në mbrojtje të ligjit, e të ndjek shkelësit e vërtetë. /Indeksonline/