11:13 / E Premte, 29 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Reagon Prifti Don Shan Zefi: Shkrimet në emrin tim janë të sajuara

Mbrëmë në media u raportua se Prifti Don Shan Zefi ka thënë kinse që Millosheviqi është dashur të i lë të gjallë vetëm 150 mijë shqiptarë.

Kjo deklaratë e tij është kritikuar nga shumë personalitete, në mesin e tyre edhe nga Gëzim Kelmendi i partisë Fjala i cili ka thënë se kjo është deklaratë kundër muslimanëve shqiptarë e që tejkalon çdo kufi dhe normë të bashkëjetesës ndërfetare.

Mirëpo, sot Don Shan Zefi, kancelar i Ipeshkvisë së Kosovës ka demantuar të ketë thënë një gjë të tillë, duke thënë se profili në Facebook ku është shkruar ajo deklaratë është i rremë.

Ai ka thënë se i vije keq që disa media dhe njerëz me reputacion kanë rënë në këtë grackë ,shkruan Indeksonline.

Ja sqarimi i Shan Zefit:

Dje dhe sot, nëpër portale të ndryshe dhe rrjete sociale, po qarkullon një shkrim i rrem duke e përdorur emrin tim. Deklaroj publikisht se shkrime të tilla janë krejtësisht të sajuara nëpërmjet një profili të rrem në facebook, që nuk ka të bëjë fare me personin tim.

Më vjen shumë keq që edhe disa media “serioze” dhe njerëz me “reputacion” publik kanë ra në grackën e këtyre insinuatave qëllimkëqija.

I thërras organet kompetente të vendit që të merren me autorët e këtyre sajimeve, të cilat shkaktojnë shqetësim te qytetarët e Kosovës dhe, jo vetëm që tentojnë të njollosin personin tim, por ato në thelb kanë qëllim të luhatin bashkëjetesën ndërfetare ndër ne. /Indeksonline/