16:00 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Reagon Prishtina/ “Edhe një fitore e Vokrrit ndaj Prishtinës”

Skuadra e Prishtinës ka reaguar, pasi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve sot mori vendim se ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës nuk do të zhvillohet në stadiumin e kryeqytetit.

Ata e quajnë këtë si “fitore” të Fadil Vokrrit kundrejt Prishtinës, shkruan IndeksOnline.

“Edhe një fitore e Fadil Vokrrit kundër Prishtinës. Nuk mbizotëroi arsyeja edhe pse të gjithë përgjegjësit ishin për t’u zhvilluar ndeshja në stadiumin e qytetit – ishte Vokrri që me presion të paparë e të padëgjuar duke mos fjetur tërë natën e mbase duke qëndruar edhe te “Bata” në Graçanicë, nuk la birë pa thirr e duke arritur qëllimin duke e penguar të zhvillohet ndeshja në stadiumin tonë. Dikur jetonte me ndihma në Francë e pastaj drejtori i klubit me 3.000 euro rrogë, sot fuqishëm e paturpësisht e luftoi klubin që e kaliti, klubin që e ktheu në vendlindje duke e amnistuar nga ngjarjet që opinioni kurrë nuk do t’ia harrojë gjatë viteve 90-ta. Ai sot manipuloi me tërë institucionet, por jo edhe me opinionin publik, jo me adhuruesit tanë e jo me banorët e qytetit. Prishtina është më e madhe se çdo individ”, shkruhet në njoftimin e Prishtinës.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës me shumë gjasa do të zhvillohet në Pejë. Ky takim luhet të dielën nga ora 16:00./IndeksOnline/