19:17 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Reagon Shpend Ahmeti: Çka me i thënë kësaj?

Në disa media u raportua se kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti kishte udhëtuar jashtë vendit për të marrë trajtim mjekësor pasi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ka kryer operacion në Belgjikë për të hequr kilogramët e tepërt.

Mirëpo, i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti i ka mohuar këto. Ai përmes një postimi në facebook ka reaguar, duke thënë se të gjitha këto janë keqinformime, shkruan Indeksonline.

“Më së pari me keqinformu që jam sëmurë, pastaj me keqinformu që kam qenë për trajtim jashtë vendit, tash me keqinformu që kam qenë në Belgjikë edhe mandej me keqinformu që kam bo operacion me hjek kilogramë. Cka me i thënë kësaj?” ka shkruar Ahmeti në facebook./Indeksonline/