21:28 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Reagon Shpend Ahmeti: Paraja hyri në betejën kundër nesh

Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj publikimit të lajmit se Vetëvendosje kundërligjshëm ka bërë bartjen e qytetarëve për të votuar, si në Prishtinë, edhe në qytete tjera.

Ahmeti ka thënë se paraja ka hyrë në betejë kundër fitores së Vetëvendosjes, përcjellë Indeksonline.

“Është më se e qartë se kush ka qenë i angazhuar për ta kthyer nëntokën në Prishtinë. Po ashtu është e qartë sa paraja ka hy në këtë betejë kundër nesh. Koalicionet e fshehta te krejt ketyre të mbêshtetura prej portaleve kriminele nuk patën sukses.

Tash kur po e dijnë se edhe votat me kusht do ta konfirmojnë fitoren tonë po mundohen me shpifje e sulme të dezinformojnë.

Ne jemi të fokusuar në mbrojtjen e çdo vote dhe mbrojtjen e fitores deri ne fund. Falemnderit të gjithëve për mbështetjen me të cilen nuk lejuam që krimi të kthehet në Prishtinë”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe, në një video të Klan Kosovës shihet se si aktivistë të Vetëvendosjes bashkë me organizata jo-qeveritare ishin duke kryer transportin e personave që do të votonin për Lëvizjen.

/Indeksonline/