20:55 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Reagon Shpend Ahmeti: Stadiumi i Prishtinës është pronë e Komunës!

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes rrjeteve sociale reagon për idenë e fundit të Ministrit, Kujtim Gashi.

Gashi i cili vizitoi Federatë e Futbollit të Kosovës tha se është duke punuar që stadiumi i Prishtinës të jetë pronë e FFK-së, transmeton IndeksOnline.

Për këtë ka reaguar Shpend Ahmeti – i cili thotë se stadiumi i Prishtinës është pronë e komunës dhe jo ndërmarrje shoqërore.

“Ministri Gashi duhet me e dit që stadiumi i Prishtinës është pronë e Komunës së Prishtinës dhe që nuk ka nevojë me e hjek prej procesit të privatizimit sepse nuk është ndërmarrje shoqërore. Kjo pronë komunale do të jetë në dispozicion të reprezentacionit tonë dhe Klubit Prishtina duke u bazuar në modelet e avancuara të menaxhimit të stadiumeve Komunale. Këtë e kemi diskutuar edhe me Federatën.”, ka shkruar Shpendi në rrjetet sociale.

Vlen të përmendet se stadiumi i Prishtinës pritet të jetë gati gjatë muajit maj./IndeksOnline/