13:41 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / C E

Reagon Trepça ’89: Jemi dëmtuar shumë nga gjyqtarët

Trepça ’89 është ankuar se është dëmtuar shumë nga gjyqtarët në shtatë javët e parë të Superligës.

Klubi ngaa Mitrovica pretendon se është dëmtuar në së paku dy gola që kanë të bëjnë direkt me pikët.

Ky është reagimi i klubit:

Si duket KF Trepça’89 dikujt iu ka bërë “shibël në sy”.

Qysh në fillim të kampionatit në fazën e parë kampionale nga 7 gjiro të luajtura na janë anuluar dy gola plotësisht të rregullt ndaj Besës së Pejës në minutën e 91 ku është barazuar rezultati me gol të rregullt, por kësisoji nuk u është dukur gjygjtarëve të ndeshjes, nga ajo ndeshja FC Besa ka dalë me tri pikët e plota, por në fakt rezultati duhej t’ishte i barabartë dhe pikët të ndaheshin, por ne nuk reaguam dhe nuk u ankuam rreth asaj ndeshjeje, kurse dje në ndeshjen kundër SC Gjilanit ndeshja përfundoi baraz, por në minutën e 87 neve na u anulua gola e rregullt dhe na u mohuan pikët e plota.

KF Trepça’89 kërkon perfundimin e këtyre marrëzive të padrejtave në futboll, kështu nuk ecim përpara duhet ndaluar këto manipulime këto të padrejta të cilat po shkaktohen drejt klubit tone.