13:48 / E Premte, 09 Qershor 2023 / B O

Real Madrid arrin marrëveshje për portierin e ri

Real Madrid do të ketë një portier tjetër rezervë në edicionin e ardhshëm. Portieri ukrainas Lunin do të largohet pasi që ka vendosur të gjej një skuadër ku do të jetë titullar.

Reali ka arritur marrëveshje sot me Getafen për transferimin e portierit spanjoll, David Soria.

30 vjeçari rrjedhë nga akademia e Real Madridit por si profesionist kishte mbrojtur për Sevillën dhe Getafen.

Real Madridi ka zhvilluar tashmë një takim dje me përfaqësuesit e lojtarit, duke arritur një marrëveshje që do të nënshkruhet kur të dy klubet të arrijnë marrëveshjen përfundimtare për transferimin e portierit./Indeksonline/