11:15 / E Hënë, 14 Gusht 2023 / LB

Real Madrid e zyrtarizon Kepen

Real Madrid tashmë ka një portier të ri. Kepa Arrizabalaga është transferimi i radhës për madrilenët.

Portieri i Chelseat vije te gjiganti spanjoll në formë huazimi pa asnjë lloj opsioni të blerjes së kartonit në fund të sezonit.

Kepa do të zëvëndësojë të dëmtuarin Courtois si portier titullar gjatë mungesës së gjatë të belgut.

Nesër, e martë, 15 gusht, në orën 13:30 në Real Madrid City do të zhvillohet ceremonia e prezantimit të Kepës si lojtar i ri i Real Madridit.

Kepa vazhdon të mbajë primatin si portieri më i shtrenjt në botë kur Chelsea pagoi 80 milionë euro për blerjen e tij nga Athletic Bilbao./Indeksonline/