16:26 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Real Madrid mbështet Jovic para Haalandit

Real Madrid nuk kanë interesim për të transferuar Erling Haaland dhe në këtë mënyrë kanë vendosur ti japin një shans sulmuesit të saj, Luka Jovic, raporton Cadena Cope.

Jovic ka shënuar vetëm 2 gola në 24 ndeshje të zhvilluara me Real Madrid dhe me një çmim prej plot 70 milionë eurosh përflitej se Los Blancos mund të ishin në kërkim të një sulmuesi më produktiv.

Haaland ka qenë një emër shumë i përfolur për të zënë vendin e serbit mirëpo Zinedine Zidane ka vendosur që ti jap atij edhe një mundësi të fundit. /IndeksOnline/