23:52 / E Mërkurë, 21 Prill 2021 / Blerim

Real Madrid ‘merr timonin’ në La Liga

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore në xhiron e 31-të në La Liga.

Klubi i Zinedine Zidanes ka shënuar fitore 3 me 0 ndaj Cadiz CF, shkruan IndeksOnline

Tre golat në këtë takim u shënuan në pjesën e parë. Karim Benzema shënoi dy gola në minutat, 30’të dhe 40’të. Gol në këtë përballje shënoi edhe mbrojtësi, Odriozola.

Në pjesën e dytë, përkundër rasteve të shumta – nuk pati asnjë gol.

Me këtë fitore, Real Madrid tani kryeson tabelën e La Ligas me 70 pikë, aq sa ka edhe Atletico Madrid (që ka një ndeshje më pak)./IndeksOnline/