17:20 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

Real Madrid po luan pa ‘9’

Ndeshja e parë kundër Getafes përfundoi me fitore (2-0) , por e bëri qartë nevojën që Real Madrid ka nevojë të nënshkruaj me një sulmues qendror.

Hartat e kesaj ndeshje tregojnë se Benzema dhe Bale kanë luajtur më larg zonës. Francezi futej më shumë në sulme nga ana e majte, gjersa Bale nga ana tjetër.

Në mungesë të sulmuesve nga pjesa aksiale e fushës, më aktiv në afërsi të pjesës së përparme të zonës ishte Marco Asensio.

Të dhëna tjera tregojnë fuqinë e Real Madridit si grup, por pjesa qendrore e sulmit ishe shumë pak aktive. Ana e majte e sulmit, ku edhe Marcelo ndihmoi mjaft shumë, me Asension dhe Benzeman i cili bëri maksimumin ka 54,1% të veprimeve. Ndërsa në qendër të sulmit kaluan 17,5 % e aksioneve, kurse nga ana e djathtë 28,48 %.

Real Madrid është skuadra që ka pasur më së paku aksione në qendër të sulmit nga të gjitha skuadrat tjera në La Liga. /IndeksOnline/

Temat: