15:40 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Real Madrid po planifikon ndeshjen Rafael Nadal- Roger Federer që të luhet në Bernabeu

Real Madridi po dëshiron të zhvillojë një ndeshje të madhe të tenisit në mes Rafael Nadalit dhe Roger Federerit në Santiago Bernabeu.

Presidenti i klubit, Florentino Perez shpreson të sigurojë ndeshjen që të luhet në Real Madrid, pasi që stadiumi ka një kapacitet prej 81.055 ulsesh, transmeton Indeksonline.

Dhe ky kapacitet do të ishte një rekord për pjesmarrje të tifozëve në një ndeshje tenisi.

Nadal është informuar për këtë ide dhe është i hapur për të luajtur me Federerin./Indeksonline/.