22:40 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Real Madrid rigjen fitoren në La Liga, mposht Valencian në “Mestalla”

Pas fitores ndaj Romës në kuadër të Ligës së Kampionëve, Real Madridi ka rigjetur fitoren edhe në La Liga.

Madrilenët triumfuan me rezultat 0-2 në transfertën e vështirë në “Mestalla-s” ndaj Valencias.

Skuadra e drejtuar nga argjentinasi Solari gjeti avantazhin që në minutën e 8’, kur mesfushori Daniel ëaas shënoi në portën e tij.

Gjithsesi, për të siguruar 3 pikët, skuadra madrilene duhet të priste minutën e 83-të, kur Lucas Vasquez mori një pasim nga Karim Benzema dhe shënoi edhe golin e dytë për ekipin “blaugrana”.

Me këtë 3-pikësh, Reali ngjitet në vendin e pestë të renditjes së kampionatit, në kuotën e 23 pikëve, 3 më pak se Sevilla që kryeson dhe që do të luajë nesër në transfertën ndaj Alavesit. /IndeksOnline/