20:49 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Real Madrid zvogëlon pagat e lojtarëve dhe stafit, vetëm 10%

Real Madrid ka arritur një akord me futbollistët, stan teknik dhe drejtuesit si të skuadrës së futbollit, ashtu edhe atë të basketbollit për reduktimin e rrogave.

Vështirësitë ekonomike të provokuar nga epidemia koronavirus, në fakt, kanë goditur edhe klubet e futbollit që këto ditë janë duke lëvizur për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme mes palëve.

Por, reduktimi i rrogës te Real Madrid duket “qesharak”, sepse do të jetë nga 10% deri në 20% sipas kushteve që do të verifikohen (rifillim apo fund i sezonit).

Praktikisht, Barcelona dhe Atletico kanë vendosur 70% ulje rroge dhe të tjerat rreth 40-50%.