18:10 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Real Madridi avanson tutje, ”shkatërron” Melillan

Në rrethin e katërt të Copa del Rey, Real Madridi ka avansuar tutje me rezultat bindës.

Sonte, skuadra e Santiago Solarit mposhti Melilla me rezultat të thellë, 6-1.

Ndërsa, me rezultatin e ndeshjes së parë, 4-0, Real Madridi kalon tutje me rezultat të përgjithshëm 10-1, transmeton IndeksOnline.

Sonte, golat për Realin i shënuan Asensio (’33,’35), Sanchez (’39), Isco (’48,’83) dhe Vinicius Junior (’75).

Tutje, në kuadër të këtij rrethi, sonte do të zhvillohen edhe tri ndeshje për fund.

Eibar – Sporting Gijon, Huesca – Athletic Bilbao dhe Real Betis – Racing Santander janë ndeshjet e mbetura për sonte./IndeksOnline/