13:34 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / Blerim

Real Madridi e heq nga lista Nachon, kjo është arsyeja

Mbrojtësi i Real Madridit, Nacho Fernandez, nuk udhëtoi me pjesën tjetër të ekipit për në Alcoy, ku skuadra do të luajë sonte në Kupë ndaj Aloyano.

Sipas mediave në Spanjë, Nacho nuk udhëtoi me klubin pasi është duke pritur testin e Covidit-19. Ai kishte pasur kontakte me një person që rezuloti pozitiv me koronavirusin, shkruan IndeksOnline.

Vendin e Nachos e ka zënë mbrojtësi, Victor Chust, 20-vjeçari që luan me ekipin B të Madridit Castilla.

Takimi mes Alcoyanos dhe Real Madridit zhvillohet sonte nga ora 21:00./IndeksOnline/