18:56 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Real Madridi i lanson fanellat e treta para fillimit të sezonit të ri (Foto)

Real Madridi i ka lansuar fanellat e treta për sezonin e ardhshëm – dhe ato janë ngjyrë rozë. Karim Benzema dhe Marcelo ishin protagonistë në eventin e lansimit.

13 herë kampioni i Champions Leagues është inspiruar nga dëshira që t’i krijojë fanellat nga mbetjet e plastikës në oqeane, trend ky i cili është përdorur edhe më parë nga klubi madrilen.

Konkretisht, ngjyra rozë është vendosur si inspirim i koraleve të bukura në oqeane, teksa kjo ide është pëlqyer mjaft shumë lojtarët dhe stafi i klubit madrilen.

Nacho Fernandez dhe Lucas Vazquez gjithashtu ishin të pranishëm në qendrën e lansimit të fanellave, ku edhe ishin pjesë e foto sesionit.

Kujtojmë se nga sezoni i ardhshëm, Julen Lopetegui do ta drejtojë Real Madridit drejt objektiave të ardhshme pas largimit të Zinedine Zidane./IndeksOnline/

Temat: