12:55 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Real Madridi nuk dëshiron ta shesë Balen, por do ta huazojë

Në afatin kalimtar të verës, Gareth Bale pritet të largohet nga Real Madridi.

Megjithatë transferimi te ndonjë skuadër do të bëhet vetëm si huazim, shkruan Marca, transmeton Indeksonline.

Marrëveshja pritet të jetë e ngjashme me atë të James Rodriguez që ishte huazuar te Bayerni për 2 vite me opsion për ta blerë për 35 milionë euro.

Bale është kritikuar për paraqitjet e tij sivjet sidomos në ndeshjen me Levanten ku refuzoi të festonte golin. Ka shumë mundësi që uellsiani të rikthehet në Premier Ligë. /Indeksonline/