22:37 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Real Madridi nuk e bën ”hesap” Leganesin: Notat e lojtarëve

Real Madridi e ka fituar edhe ndeshjen e tretë radhazi në këtë fillim sezoni në kampionatin spanjoll, La Liga.

Skuadra e Julen Lopetegui ka arritur që ta mposhtë lehtësisht Leganesin në kuadër të javës së tretë në elitën e futbollit spanjoll.

Ndeshja e zhvilluar në ”Santiago Bernabeu” i takoi Leganesit me rezultat bindës, 4-1, transmeton IndeksOnline.

Golat për Realin i shënuan Gareth Bale (’17), Karim Benzema (’48,’61) dhe Sergio Ramos në minutën e 66-të nga pika e bardhë.

Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, Real Madridi ka 9 pikë dhe renditet në vendin e parë, ndërsa, Leganes gjendet në vendin e parafundit me 1 pikë.

Notat e lojtarëve mundësuar nga WhoScored mund t’i shikoni në foton e mëposhtme./IndeksOnline/