23:29 / E Mërkurë, 30 Dhjetor 2020 / Blerim

Real Madridi “rrëshqet” nga vendi i parë, barazon me Elchen

Skuadra e Real Madrid e ka lëshuar vendin e parë në La Liga. Klubi nga Madridi në ndeshjen e fundit për vitin 2020, ka barazuar me Elchen me rezultat 1:1, transmeton Indeksonline.

Golin për Real Madridin e shënoi Luka Modric në minutën e 20-të, kurse për Eibarin shënoi Fidel nga pika e bardhë në minutën e 52-të. Me këtë barazim, Real Madridi zbret në pozitên e dytë, ku pas 16 ndeshjeve ka 33 pikë, 2 më pak se Atletico Madrid, që është në vendin e parë./Indeksonline/