11:16 / E Shtunë, 11 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Real Madridi sot synon trofeun e Botës për klube, luan ndaj klubit arab

Sot do të mësohet fituesi i Kupës së Botës për klube.

Në finalen e madhe do të përballen kampioni aktual i evropës, Real Madridi dhe skuadra arabe Al Hilal, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja zhvillohet në ”Stade Moulay Abdallah” në Rabat të Marokos, më fillim nga ora 20:00.

Po ashtu para finales do të luhet edhe ndeshja për vendin e tretë, ku do të kemi përballje mes klubit brazilian, Flamengo dhe atij egjiptian, Al Ahly.

Kjo ndeshje zhvillohet në ”Stade Ibn Batouta” në Tanger, më fillim nga ora 16:30./IndeksOnline/