10:09 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Reali do të shesë pesë lojtarë për t’i bërë parat për Pogban

Mediet angleze thonë se “Djajtë e Kuq”, nuk do ta shesin francezin nëse nuk paguhet vlera prej 180 milionë euro.

Gareath Bale nuk do të jetë në ekipin e parë për sezonin e ardhshëm dhe ka mundësi që të shitet këtë verë.

Lojtar tjetër që do të shitet këtë verë është edhe James Rodriguez për të cilin janë të interesuar Napoli dhe Atletico Madrid.

Marco Asensio dhe Isco, të dy lojtarët janë në shitje për 72 milionë euro, ekipe të interesuara për ata janë City, United dhe Liverpool.

Dani Ceballos është lojtari tjetër që mund të largohet si huazim te Arsenali ose të shitet te Milani, pasi e ardhmja e tij në Madrid nuk është e sigurt.