16:35 / E Enjte, 22 Prill 2021 / Blerim

Reali do të takohet me Chelsean pa lojtarin kryesor të mbrojtjes

Skuadra e Realit do të jetë pa mbrojtësin e tyre me të mirë në ndeshjen ndaj Chelseas në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Fjala është për mbrojtësin e Realit, Ferland Mendy i cili thuhet se është i lënduar dhe do ta humb këtë sfidë, shkruan IndeksOnline

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat në Spanjë, ku thuhet se 25 vjeçari nuk është stërvitur ende me klubin e tij dhe që do të jetë jashtë në ndeshjen me Chelsean.