16:24 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Reali heq dorë nga Conte, një emër i ri favorit për ta zëvendësuar Lopeteguin

Me gjasë, Antonio Conte nuk do ta zëvendësojë Julen Lopeteguin në rast se ky i fundit shkarkohet nga Real Madridi.

Pas humbjes në ”El Clasico”, Lopetegui është nën presion të madh dhe se flitet se ai mund të shkarkohet së shpejti.

Dhe tani është duke u raportuar se Real Madridi ka hequr dorë nga Conte dhe se e do ish-anëtarin e skuadrës, Santiago Solari, transmeton IndeksOnline.

Image result for santiago solari

Sipas gazetarit italian, Gialuca Di Marzio, dhe dy mediumeve, Mundo Deportivo dhe AS, Solari shihet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Lopeteguin.

Tutje, të lartëpërmendurit përmendin faktin se Reali e do Solarin, për shkak se besohet që ai përfaqëson një stil të njejtë me atë të Zinedine Zidane.

Ditëve të ardhshme pritet të bëhet e ditur e ardhmja e Lopeteguit, derisa gjasat janë të mëdha që ai të largohet./IndeksOnline/