22:57 / E Mërkurë, 19 Tetor 2022 / Gj. Sh

Reali i pandalshëm, përforcon vendin e parë (VIDEO)

Real Madrid ka shënuar edhe një fitore në La Liga.

Mbretërit fituan në udhëtim te Elche me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Serinë e golave e hapi Frederico Valverde me një gol të bukur në minutën e 11-të.

Në minutën e 75-të, Reali dyfishoi rezultatin me golin e Karim Benzemas.

Marco Asensio shënoi golin e fundit në ndeshje në minutën e 89-të.

Pas këaj fitore, real Madrid ka përforcuar vendin e parë në tabelë me 28 pikë, ndërsa Elche mbetet e fundit me vetëm 3 pikë./IndeksOnline/