14:15 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / C E

Reali ka gati dhuratën për Benzemanë, negociatat kanë filluar

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, gjiganti spanjoll, Real Madridi pritet që të merr një vendim të rëndësishëm sa i përket të ardhmes së Karim Benzemas në “Santiago Bernabeu”.

Reali pritet që ta kompletojë marrëveshjen me Benzeman për të zgjatur kontratën e këtij të fundit deri në qershor të vitit 2024.

Po ashtu, “Galaktikët” presin që Benzema të jetë fitues i Topit të Artë, kështu duke e festuar vitin e tij të mrekullueshëm me një kontratë të re.

Karim Benzema përgjatë karrierës si futbollist i Real Madridit ka arritur të bëjë 612 paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar 327 gola dhe 160 asistime mbi emrin e tij.