22:42 / E Diele, 10 Mars 2019 / indeksADMonline

Reali kthehet te fitorja, mposht Valladolidin

Real Madrid ka mposhtur Valladolidin me rezultat 1-4 në ndeshjen e xhiros së 27-të të La Ligas.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Tuhami në minutën e 29-të të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Raphael Varane në minutën e 34-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Më pas në skenë doli Karim Benzema i cili shënoi dy gola, një nga penalltia (51′) dhe një pas asistit nga Kroos (59′).

Golin e sigurisë për “mbretërit” e shënoi Luka Modric në minutën e 85-të të ndeshjes.

Real Madrid është në pozitën e tretë me 51 pikë, pesë më pak se Atletico Madrid dhe 12 më pak se Real Madrid. /IndeksOnline/