17:30 / E Shtunë, 20 Gusht 2022 / Gj. Sh

Reali mendon për zavëndësuesin e Casemiros

Pasues për Casemiron te Real Madrid? Për momentin spanjollët nuk e mendojnë, pasi trajneri Carlo Ancelotti ka alternativa mjaftueshëm.

Gjithsesi kampionët e Spanjës mendojnë për të ardhmen dhe verën e ardhshme do tentojnë një talent të madh.

Bëhet fjalë për anglezin e Borussia Dortmund, Jude Bellingham, i cili është objektiv edhe i Liverpool.

Për mesfushorin qendror do të duhen të paktën 100 milionë euro për ta transferuar nga verdhezinjtë e Gjermanisë.