11:33 / E Diele, 14 Gusht 2022 / C E

Reali nis sot rrugën për mbrojtjen e titullit të La Ligas

Real Madridi do ta nis sot rrugën për mbrojtjen e titullin kampion në La Liga.

Edicioni i ri i kampionatit spanjoll të futbollit nisi të shtunën me katër ndeshje të zhvilluara ku rezultati më befasues ishte barazimi pa gola i Barcelonës me Rayo Vallecanon.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti vjen në sfidën e sotme pasi rrëmbeu Superkupën e Evropës duke e mposhtur Eintracht Frankfurtin.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 22:00, ndërsa këto janë formacionet e mundshme:

Almeria: (4-2-3-1): Martinez; Pozo, Ely, Babic, Akieme; Costa, de la Hoz; Portillo, Robertone, Ramazani; Sadiq

Real Madrid: (4-3-3): Courtois; Vazquez, Militao, Rudiger, Alaba; Modric, Casemiro, Kroos; Valverde, Benzema, Vinicius