09:40 / E Premte, 17 Mars 2023 / B O

Reali pagoi 60 milionë euro për të, braziliani më pas nuk shënoi asnjë gol!

Real Madridi është i shqetësuar për situatën e Endrick. Supertalenti brazilian do të jetë futbollist i skuadrës madrilene nga viti 2024 për shifrën e 60 milionë eurove.

Por që nga nënshkrimi i tij me madrilenët, Endrick është futur në një krizë të thellë duke mos shënuar asnjë gol në 12 ndeshjet e fundit.

Madje pak ditë më parë, Endrick filloi të qante kur u zëvëndësua nga trajneri.

Mediat spanjolle kanë fajësuar mediat braziliane për presionin që po i bëhet Endrick.

Ndërsa një gazetë braziliane thotë se Reali mund të jetë “djegur” me 60 milionë eurot e paguara për të./Indeksonline/