23:03 / E Enjte, 19 Janar 2023 / Gj. Sh

Reali përmbys Villarealin dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Real madridi ka kaluar në çerek finale të Kupës së Mbretit.

”Mbretërit” u kualifikuan tutje, pasi mposhtën me përmbysje skuadrën e Villarealit me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.

Villareali e mbylli pjesën e parë me dy gola epërsi, ku Capoue dhe Chukwueze shënuan në minutat 4 dhe 41.

Rikthimi i Real Madridit nisi në minutën e 57-të, me golin e Vinicius Juniorit.

Mbretërit barazuan rezultatin me eder Militaon në minutën e 69-të, ndërsa fitorja erdhi në minutën e 86-të, me golin e dani Ceballos, i cili përmbysi rezultatin në 3-2.

Tashmë janë mësuar të gjitha skuadrat çerekfinaliste të Kupës së Spanjës, ku pos Real Madridit janë kualifikuar edhe Barcelona, Atletco Madrid, Valencia, Sevilla, Osasuna, Real Sociedad dhe Athletico Bilbao./IndeksOnline/