18:09 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Reali “shkatërron” Deportivon, Ronaldo gjen golin (Video)

Real Madrid ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen kundër Deportivo La Coruna.

Skuadra e Zidane fitoi 7-1 në ndeshjen e xhiros së 20-të të La Ligas.

Golat për madrilenët i shënuan, nga dy Nacho, Bale dhe Ronaldo dhe një Luka Modric.

Golin e vetëm për Deportivon e shënoi Adrian Lopez.

Me këtë fitore, Reali ka 35 pikë, 16 më pak se Barcelona që sonte luan kundër Betisit. /IndeksOnline/