17:28 / E Premte, 07 Maj 2021 / Blerim

Reali vendos për shtijen e Hazard, ky është çmimi për të!

Eden Hazard nuk po arrin ta gjejë vetën asesi te skuadra e Real Madridit.

Ai nuk ka trasheguar asgjë nga forma e tij e dikurshme kur luante te skuadra angleze, Chelsea, shkruan IndeksOnline

Për dy vite qëndrim te Reali, sulmuesin belg e kanë lënë jashtë fushe lëndimet, ku edhe e pasivizuan atë.

Sipas raportimeve të Marca, Real Madrid tashmë është e vendosur që ta shes belgun në verë.

Hazard ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2024, dhe çmimi që duhet të paguajnë klubet që duan t’a transferojnë atë është 100 milionë euro.