“Reality show”, Vedat Bajrami e Edon Zhegrova

Kombëtarja e Kosovës të martën mbrëma do ta zhvillojnë ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
“Dardanët” do të presin Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45.
Në prag të kësaj ndeshje, sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, është parë në shoqërinë e aktorit të njohur, Vedat Bajrami.
“Forca Kosova. Unë biri yt Kosovë”, shkroi Bajrami krahas një fotografie të publikuar me Zhegrovën.