13:50 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Reçica: Mbrojtja e fëmijëve në fokus të politikave tona

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka thënë sot gjatë takimit të organizuar nga Kuvendi i Kosovës, me rastin shënimit të ditës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve se mirëqenia dhe mbrojtja e fëmijëve do të jetë përherë në fokus të politikave të MPMS-së.

Shkrimi i plotë i Reçicës:

Përmbushja e të drejtave dhe mbrojtja e fëmijëve është obligim i gjithsecilit nga ne si pjesë e shoqërisë, nisur nga familja dhe deri te institucionet përgjegjëse. Në takimin e organizuar nga Kuvendi i Kosovës me rastin e shënimit të ditës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve, shpalosa përgjegjësitë e MPMS-së si dhe rekomandimet e adresuara nga ne, të dala nga rezoluta e fëmijëve të Kosovës e dorëzuar në Kuvend.
MPMS këtë vit ka ndërmarrë një sërë reformash, në fushën e punës, pensionale, sociale dhe aftësisë së kufizuar, të cilat kanë për qëllim rritjen e mbështetjes institucionale dhe mirëqenies sociale për të gjitha kategoritë, në veçanti për fëmijët.
Mirëqenia dhe mbrojtja e fëmijëve do të jetë përherë në fokus të politikave tona!