19:00 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Reçica: Nisma në Prishtinë po rritet

Nisma Socialdemokrate është duke zhvilluar tubim me strukturat e degës së kësaj partie në Prishtinë, ku i pranishëm është edhe kryetari Fatmir Limaj dhe kreu i këshillit kombëtar, Jakup Krasniqi.

Para të pranishmëve, Kryetari i Degës së Nisma’s Socialdemokrate, njëherësh edhe Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka deklaruar se ndihet krenarë që është pjesë e familjes së Nisma’s.

“Është seriozitet që secili anëtarë është në nivel të detyrës për të përmbushur obligimet si grup punues. Po punojmë fort në zgjerimin dhe shtrirjen e NISMA’s në Prishtinë dhe gjithashtu po punojmë që në zgjedhjet e ardhshme lokale të rrisim përfaqësimin e Nismës në nivelin komunal të Prishtinës”, ka thënë Reçica, transmeton Indeksonline.

Ministri Reçica poashtu ka deklaruar se filozofia e përbashkët politike arrin t’i bashkojë njerëzit, pra që qytetarët të kenë një të ardhme të ndritur, me kushte më të mira ekonomike, zhvillim dhe cilësi arsimore.

“Nisma Socialdemokrate po tregon se kjo është filozofia më e mirë për vendin dhe duhet të shërbejë për të gjithë. Ajo nuk mjafton të mbështetet vetëm me zemër, por duhet angazhim dhe përkushtim, duhet të angazhohemi shumë që Kosova një ditë të jetë pjesë e BE-së, që qytetarë të jetojnë me të drejta të barabarta si qytetarë të Bashkimit Evropian”, ka përfunduar i pari i Nisma’s në Prishtinë, Skender Reçica./Indeksonline/