11:27 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Reçica: Urime për pastërtinë tënde Komandant Ҫeliku

Kryetari i NISMA’s Socialdemokrate, njëherë zëvendëskryeministër, Fatmir Limaj është shpallur sot i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Gjakovë, në rastin e njohur si rasti i Bellanicës.

Ndaj pafajësisë së Limajt ka reaguar edhe bashkëpartiaku i tij, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica i cili ka uruar Limajn për fitimin e kësaj beteje.

“Kush do duhet ta dijë?! Nuk shembet Mali dhe as mund të përlyej kush Lavdinë! Llapushniku dje të ndau fatin të jesh ballëhapur në Berishë, sot të risjell fitimtarë në Prishtinë. Urime Kryetar, urime për pastërtinë tënde Komandant Ҫeliku. Krenarë me Ty!”, ka shkruar Reçica në Facebook./Indeksonline/