23:40 / E Shtunë, 03 Korrik 2021 / Blerim

Reece James i reagon tifozit: Futbolli është sport ekipor, nuk ka UNË!

Reece James nuk ishte as në bankë rezervë në ndeshjen Angli – Ukrainë dhe kjo befasoi të gjithë tifozët.

Kombëtarja e Anglisë arriti fitore të thellë 4 me 0 kundër Ukrainës duke siguruar kualifikimin tutje për në gjysmëfinale të EURO20, shkruan IndeksOnline

Futbollisti i Chelseat publikoi një shkrim në rrjetet sociale, duke iu gëzuar kësaj arritje të ‘Tre Luanëve’.

Një tifoz ia kthen, me koment: “Ju nuk luajtët”.

Kurse komenti i James ishte epik: “Futbolli është sport ekipor. Nuk ka UNË në ekip”.

Kujtojmë që Anglia në gjysmëfinale do të luaj kundër Danimarkës në stadiumin ‘Wembley’./IndeksOnline/