19:03 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Referi më i mirë në botë e ndal lojën, shkaku Ezani (Video)

Njëri nga gjyqtarët më të mirë në botën e futbollit, Mark Clattenburg ka filluar një eksperiencë të re në lindjen e mesme.

Gjyqtari anglez është transferuar në Arabinë Saudite për të ndarë drejtësi në ndeshjet e ligës arabe.

Ai në një ndeshje në Arabi ka ndalur lojën në shenjë respekti për Ezanin që kishte filluar.

Clattenburg ka qenë gjyqtar në Premierligë, ku ka drejtuar edhe shumë ndeshje ndërkombëtare. /IndeksOnline/