11:12 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Reformat e reja të FIFA-s, dëmtohet Chelsea?

Shtëpia më e madhe e futbollit në Botë, FIFA mund të bëjë ndryshime drastike gjatë këtij viti.

Thuhet se FIFA është e vendosur ta ndryshojë apo të heq sistemin e huazimeve tek klubet, shkruan IndeksOnline.

Kjo reformë më së shumti mund ta dëmtojë skuadrën e Chelseat. Krejt kjo pasi Blutë e Londrës njihen si klub që huazon më së shumti futbollistë në skuadrat tjera.

Vetëm në këtë sezon, Chelsea ka të huazuar aktualisht 37 futbollistë.

Ka raste kur lojtarët janë kthyer në “Stamford Bridge” por pak nga ta kanë fituar të drejtën për të qenë pjesë e ekipit të parë të Chelseat, përfshi; Thibatu Courtois dhe Andreas Christensen.

Kështu klubi i Chelseat në njëfarë mënyre duhet të detyrohet t’i shes futbollistët e huazuar!

Raportet e fundit thonë se drejtuesit e FIFA-s pritet të takohen gjatë këtyre ditëve për të diskutuar rreth kësaj reforme./IndeksOnline/