07:38 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Reformat në ekonomi, delegacioni i Komisionit Evropian do të qëndroj për vizitë në Kosovë

Sot në Kosovë do të qëndroj për vizitë  një delegacioni nga Komisioni Evropian, i kryesuar nga Uwe Stamm, Shef i Njësisë, DG ECFIN , me qëllim të vlerësimit të dokumentit të Programit për Reforma në Ekonomi (PRE) 2018-2020 të hartuar nga Institucionet e Qeverisë së Kosovës.

Gjatë ditës së sotme  delegacioni i Komisionit Evropian do të mbajë takim me Ministrin e Financave Bedri Hamza.

Ndërkaq pas takimit me ministrin Hamza do të mbahet Takim i Koordinatorëve të fushave të Programit për Reforma në Ekonomi.