75 Mall Live Search
12:16 / E Mërkurë, 19 Maj 2021 / A. A

Refugjatja që iku nga lufta në Kosovë si 3-vjeçare, tani është yll i futbollit në Angli

Elizabeta Ejupi është shembull i një vajze shqiptare që ka sakrifikuar gjithçka për të realizuar ëndrrën e saj.

Në moshën tre vjeçare ajo bashkë me familjen ikën nga Kosova për shkak të luftës. Ejupi ra në dashuri me futbollin në rrugët e Londrës Jugore, për tu bërë profesioniste te Charlton.

“Nuk ishte një luftë e bukur, kishte shumë gjenocid. Shumë njerëz [gjithashtu] kanë kaluar nëpër gjëra të ngjashme dhe ne duhet të flasim për këtë luftë që ta bëjmë të ndalet dhe për të mos lejuar që ajo të vazhdojë diku tjetër. Ishte padyshim e vështirë, kryesisht të mësuarit e një gjuhe të re, por unë mendoj se futbolli e bëri atë të lehtë” deklaroi Ejupi për Sky Sports, transmeton Indeksonline.

Nga viti 2019, 27 vjeçarja u transferua te London City Lionesses, duke qenë një prej futbollisteve kryesore.

/Indeksonline/