10:58 / E Enjte, 01 Tetor 2020

Refuzoi të paraqitet te policia e Eulexit, Tomë Gashi merr e-mail nga Specialja, ja çfarë i kërkohet

Avokati Tomë Gashi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se pas refuzimit të tij dhe Faton Klinakut për t’u paraqitur dje te policia e Eulexit në Fushë-Kosovë, sot ka pranuar një e-mail nga gjyqtari i Speciales, të lëshuar nga prokurori Jack Smith.

Ky është postimi i plotë (pa ndërhyrje):

Gjyjata speciale duhet pak te disiplinohet dhe te mos bëje spektakle pa nevojë, siç bëri me arrestimin e z.Nasim Haradinaj dhe z.Hysni Gucati.

Pas refuzimit te djeshem qe pa ftese, vetem me nje thirrje telefonike, pa dhene sqarime, se per çfare po na ftojne, dhe ne çfare cilesie une dhe z.Klinaku kemi refuzuar qe te shkojme ne zyrat e policise se Eulexit ne Fushe-Kosove.

Pas insistimt tim per takim qe me hetues te prokurorise speciale, apo zyrtare te Gjykates Speciale te takohemi ne zyrat e OVL te UÇK-se, apo ne zyren time, dhe pas refuzimit te tyre sot kam pranuar nje email nga gjyqtari i Gjykates Speciale z. Nikollas Guillou i leshuar me kerkese te prokurorit Jack Smith me te cilin :

– Më eshte urdheruar, si perfaqesues i organizates te veteraneve te UÇK-se, per vendimin te dates 25 Shtator 2020, ku kerkon nga OVL-UÇK te informoj Zyren e Prokurorit te Specializuar nese merr ndonje informacion konfidencial ose jopublik te TFHS-se, ZPS-se ose Dhomave te Specializuara dhe te mos shperndaje asnje prej ketyre materialeve konfidenciale.

Ky vendim eshte tentativ per te legjitimuar arrestimin e kryetarit dhe nenkryetarit te OVL te UÇK-se, kjo verteton se publikimi i dokumenteve te deritanishme jane te Gjykates Speciale.

Z. Gucati dhe z.Haradinaj jane arrestuar me daten 25 shtator 2020,ndersa Gjykata Speciale ka mandat vetem per krimet e luftes dhe krime te tjera periudhen kohore 1998 – 2000.

Me qene se vendimi eshte i dates 25 shtator 2020, ndersa arrestimet jane kryer me 25 shtator.Mbajtja e Nasim Haradinaj dhe z.Gucati eshte e kunderligjshme dhe ata duhet te lirohen menjehere.

Deri me 25 shtator publikimi i dokumenteve nga OVL -UÇK nuk mund te konsiderohet i jashtligjshem.

Prokuroria speciale ne Hage duhet ta hetoj vetveten dhe Gjykaten Speciale, se si kane rrjedhur keto dokumente.

Rrjedhja e ketyre dokumentave nga Gjykata Speciale/Prokuroria Speciale tregon se sa serioze eshte kjo gjykate dhe kjo prokurori qe i akuzon vetem pjestaret e UÇK-se, por nuk i akuzon zyrtaret e vet per skandal te krijuar nga vet ata !