10:52 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Regjistrohen parregullsi të vogla në fillim të referendumit

Në rajonin e Velesit, Shtipit, Strumicës, Kumanovës dhe Manastirt votimi ka filluar në ora 07, pa ndonjë problem.

Kështu thonë burime të Alsatit, sipas të cilave, në rajonin e qytetit të Shkupit në të gjitha vendvotimet, votimi ka filluar në orën 7 me përjashtim në fshatin Brazdë ne vendvotimin 2466 ku votimi ka filluar me gjysmë ore vonesë, për shkak të problemit me kyçin e derës.

Në rajonin e Tetovës gjithashtu votimi ka filluar në ora 7 me përjashtim në fshatin Gorjane ku votimi ka filluar në ora 7:25 minuta. Në rajonin e Ohrit votimi ka filluar në ora 7 me përjashtim të vendvotimit 1895 në fshatin Dollogozhdë të Strugës ku votimi filloi me vonesë.