23:54 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Reja: Franca është një ekip i madh, por prisja diçka më shumë

Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, ka analizuar humbjen 2-0 të pësuar kundër Francës në intervistën e dhënë për RTSH në përfundim të takimit.

“Kemi parë qartë cilësitë e Francës sot. Ne, gjithsesi, kemi reaguar dhe kemi patur dy raste në pjesën e dytë. Edhe në Turqi kemi krijuar raste për gol, por nuk i kemi konkretizuar. Më pas, kur ke përballë lojtarë si Giroud dhe Griezmann, gjithçka bëhet më e vështirë”.

“Prisja diçka më shumë, edhe sot kemi shpërdoruar një pjesë loje. Megjithatë, kemi bërë diçka të mirë në pjesën e dytë. Nota për këto eliminatore? Para se të kërkosh kualifikimin në Europian, duhet të punosh një vit me ekipin”.

“Unë erdha në mes të rrugës dhe kemi bërë disa ndryshime. Nuk mund të pretendosh t’i gjesh menjëherë zgjidhjet, por jam i kënaqur me atë që kemi bërë në pak kohë. Unë kam aktivizuar rreth 22/23 lojtarë, që do të thotë se kam një ide të përgjithshme”.

“Skema kushtëzon Hysajn dhe Roshin? E respektoj mendimin, por nuk jam dakord. Ky sistem loje na ka ndihmuar të luajmë mirë kundër Islandës dhe Turqisë, dy ekipe që konsiderohen më të mirë se ne nga të gjithë. Ne duhej të kishim fituar kundër Turqisë dhe skema nuk hyn fare. Këta njerëz duhet t’i shikojnë ndeshjet dhe jo të asin kot.

Rinovimi? Nuk e di. Kur të takohem me Dukën, do të flasim. Doja të mbyllja këtë cikël dhe të krijoja një ide të përgjithshme për ekipin. Nuk ka asnjë problem në lidhje me këtë”.