23:17 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Rekaliu: Shpresoj të votohet rezulta për ndryshimin e gjendjes së rëndë të rinisë në Kosovë

Fidan Rekaliu në cilësinë e Kryetarit të Grupit Jo-Formal të Deputetëve ka folur për gjendjen e rënë të rinisë dhe largimin e tyre nga Kosova.

Rekaliu është shprehur se rekomandimet për ndryshimin e kësaj gjendje janë të përfshira në rezolutën e cila sot nuk u votua për shkak të mungesës së kuorumit, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, ai shpreson se nesër kjo të votohet.

Postimi i plotë:

Sot, ne debatin e thirrur nga unë në cilësinë e Kryetarit të Grupit Jo-Formal të Deputetëve për gjendjen e Rinisë në Kosovë. Tregova gjendjen e rëndë të Rinisë sonë dhe largimin e dhimbshëm që ata po bëjnë si mungesë e shpresës. Rekomandimet për ndryshimin e kësaj gjendje janë të përfshira në rezolutën e cila shpresoj të votohet nesër. Për më shumë ju ftoj ta ndiqni fjalimin tim. #Rinia #LidhjaDemokratikeeKosoves #ForumiRiniseLDK #EPP./Indeksonline/